Miqësia e pazakontë mes një ariu, luani e tigri ka ngrohur zemrat e shumë njerëzve në botë së fundmi, të cilët i kanë dhënë një leksion të mirë njerëzve kur është fjala për të pranuar ata që janë ndryshe nga ne.

Kishim parë më herët miqësi mes ariut e ujkut, elefantit dhe qenit apo deles, e madje dhe pulës që kujdeset për këlyshë qeni.

Por miqësia mes ariut të zi amerikan, luanit afrikan dhe tigrit nga Bengali është dicka e re. Treshja e mbiquajtur BLT, ariu Baloo, luani Leo dhe tigri Shere Khan u shpëtuan në 2001 gjatë një aksioni të policisë në një shtëpi në Atlanta, ku ata mbaheshin në kushte të tmerrshme. Por tashmë jeta e tyre ka ndryshuar teksa qëndrojnë në rezervatin e kafshëve Barka e Noah ku ata kanë hapësirën e tyre për të shijuar rreth 15 vitet e tyre bashkë. Treshja padiskutim është më e preferuara për vizitorët e strehës. Për fat të keq luani Leo vdiq në 11 gusht 2016 kur veterinerët zbuluan probleme të rënda në mëlçi dhe vendosën t’i jepnin fund vuajtjeve të tij. Kujdestarët e kopshtit mbajtën nën mbikqyrje Baloo e Shere Khan duke i ndihmuar të kapërcenin humbjen.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA