I dënuari me vdekje Nathaniel Wood kërkoi si dëshirë të fundit jë vakt të bëshëm ishqimi para ekzekutimit për vrasjen e tre policëve në Alabama të SHBA, në 2004, por hëngri vetëm një kafshatë para se të merrte injeksionin e vdekjes.

Kishte pasur shpresa se ekzekutimi i Woods mund të anullohej pasi gjykata e lartë i dhë një pezullim të minutës së fundit, por masa u çfuqizua disa orë më vonë.

44-vjeçari kishte kërkuar patate të ëmbla, spinaq dhe pulë të pjekur, si dhe mollë të skuqura e portokallë.

Por ai miro vetëm një kafshatë pulë dhe la pjesën tjetër të paprekur. Woods i telefonoi nënës e babait të tij, të bijës e motrës, disa orë para ekzekutimit të enjten mbrëma në burgun William C. Holman në Atmore.

Megjithse më shumë se 91,000 kishin nënshkruar peticionin për ta mbajtur atë në jetë Ëoods u shpall i vdekur në ora 9.01.
Ai u dënua për atë që njihej si “dita më e përgjakur në historinë e policisë së Alabama” në 2004, kur u vranë oficerët e policisë Carlos Owen, Harley A. Chisholm III e Charles R Bennett nga Kerry Spencer, ndërsa Woods ishte prezent por nuk qëlloi.
Por prokurorët thanë se ai i kishte tërhequr oficerët të vinin në shtëpinë ku u vranë, edhe pse ka shumë kontestime për provat kundër tij.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA