Shumë aktorë e njerëz të famshëm kanë përfunduar me humbjen e kontrollit, nganjëherë prej famës së tepërt nganjëherë pa arsye fare.

Njëfarë paralelizmi mund të bëhet këtu me historinë tragjike të shimpanzesë që u kthye në një personazh të dashur lokal, por nga majmuni i adhurueshëm që ishte nuk arriti më të kontrollonte temperamentin për të kryer akte makabre.

Ashtu si degjenerimi i të famshmëve edhe rënia e tij është e mbushur me pikëpyetje.

Travis jetonte si njeri, pinte verë dhe shpeshherë ulje me të zotët e tij për të ngrënë biftek në tavolinë. Kur shimpazeja ishte i ri, njihej për sjelljen e dashur dhe popullaritetin.

Por me kalimin e viteve gjërat ndryshuan dhe Travis humbi kontrollin ndaj vetes dhe doli në faqet e të gjtiha gazetave kur sulmoi barbarisht një grua.
Historia e tij tregon se megjithë inteligjencën e tyre prej fëmijë, majmui nuk është një kafshë shtëpiake.

Travis lindi në 1995, në një rezervat majmunësh në Missouri, SHBA, dhe u adoptua nga çifti Sandra e Jerome Herold duke u bërë pjesë e pandashme e familjes së tyre.

Ata e trajtuan atë si fëmijë, duke e mësuar të luajë me biçikleta, e të shohë televizion, e madje të bënte mundje me fëmijët e zonës.
Sandra thotë se majmui dinte kur të ndalonte shakatë dhe kishte sens humori, siç ihste rasti kur ngrinte me shaka zërin e televizionit teksa ajo ishte në telefon.

Shpejt ai u kthye në një personazh të njohur teksa fëmijët ndalonin për foto me Travis i cili njihej nga të gjithë.
Por një pasdite Sandra u shqetësua nga sjellja e Travis, i cili ishte irritur si rrallëherë dhe refuzonte të shihte televizion apo të ngjyroste.
Sandra vendosi t’i japë qetësuesin Xanax, çka më vonë u fajësuar për veprimet e tij të mëpassshme.

Por Travis u largua nga shtëpia dhe për këtë shoqja e Sandras, Charla Nash erdhi për të ndihmuar që Travis të rikthehej në shtëpi.
Por papritur majmui i irrituar u kthye ndaj Nash, e cila asokohe ishte 55 vjeç, dhe nisi një sulm brutal ndaj saj.

Në disa minuta Travis kishte çjerrë e gjymtuar fytyrën dhe duart e saj, duke e lënë të verbër dhe të shpërfytyruar.

Sandra e tmerruar u përpoq të ndalonte sulmit duke e goditur me lopatë dhe duke e qëlluar me thikë.
Policia erdhi pka më vonë dhe e qëlluan pasi sumoi një nga oficerët. Shimpanzeja u tërhoq brenda shtëpisë dhe trupi i tij u gjet më vonë pranë kafazit. Ky ishte fundi tragjik i një majmuni, për të cilit të zotët kishin harruar se ishte në fakt një kafshë e egër.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA