Michael Oluronbi, 60 vjeç nga Birmingham, në Britani, është burgosur dje me 35 vjet për abuzime të shumta me fëmijë, të cilët i zhvishte për “banjën shpirtërore” që kryente si udhëheqës i kultit të tij me stil ‘vudu’, Imole Ayo.

Pastori është burgosur për përdhunime gati 20-vjeçare gjatë mbretërimit të tij të mbrpashtë të kultit, teksa abuzonte me vajza nganjëherë dhe 10 vjeç, disa prej të cilave i la shtatzënë.

Një ndihmëse e tij ka çuar disa prej tyre në klinika aborti ose u jepeshin mjekime nga vetë Oluronbi, i cili është kualifikuar si farmacist.

Profeti i vetëshpallur i përdhunonte vajzat pasi i zhvishte “për të pastruar shpirtrt e ligë”. Madje me paturpësi u thoshte se aktet e tij do t’i ndihmonin te merrnin nota më të mria në mësime.

Duke dhënë dënimin gjykatësja Sarah Buckingham tha se ishte një nga rastet më të rënda të abuzimit me fëmijët që kishte dalë para gjykatës.
Ai u dënua për 15 përdhunime, shtatë sulme seksuale deh dy sulme të pahijshme.
Gruaja e tij Juliana Oluronbi, u dënua me 11 vjet për tre raste të ndihmës në përdhunim dhe organizimin e aborteve të viktimave.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA