Treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat në Francë, 20 të plagosur, pasagjeri rrëfen tmerrin

05/03/2020 15:32

Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat mëngjesin e sotën në Francë, duke lënduar 20 pasagjerë, ndërsa shoferi thuhet se është dërguar me helikopter në spital.

Duke rrëfyer momentin e aksidentit, pasagjeri Alexandre Sergeant i tha televizionit BFM: “Papritmas ne ndjemë një përplasje, dhe pastaj treni ishte në zhavorr, vazhdoi të ecte për një kohë dhe pastaj filloi të përkulet në njërën anë. Ne ishim në vagonin e tretë dhe të gjitha dritaret janë thyer. Shumë pasagjerë ishin tronditur nga aksidenti, me disa duke thënë se edhe janë lënduar”, ka thënë më tej ai.

Siç ishte raportuar më herët, punëtorët e shpëtimit mbërritën menjëherë pas aksidentit, i cili ndodhi rreth 20 minuta pasi treni u largua nga Strasburgu në 7:19 të mëngjesit.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA