Katy Perry e rrëfeu përmes videoklipit të saj të fundit se pret një fëmijë me të fejuarin, Orlando Bloom.
Për yllin e popit ky është fëmija i parë, ndërsa aktori i njohur hollivudian e ka dhe një djalë 9 vjeç me ish bashkëshorten e tij, me modelen e Victorias Secret, Miranda Kerr.
“Jam shumë e lumtur që mund ta them dhe nuk pse e fsheh më, dhe as të vij vërdallë me një çantë të madhe që të mbuloj barkun”, ka thënë këngëtarja Perry, e cila ka qenë më parë e martuar me Russell Brand, e ka nisur romancën me Bllom në vitin 2016. Përmes një mesazhi në InstaStory ajo u tha fansave se cifti është në qiellin e shtatë.
“Do të ndodhin shumë gjëra këtë verë”, tha Perry e cila në atë periudhë pritet të nxjerrë dhe albumin e saj të gjashtë.
Bloom i njohur sidomos për rolet e tij në filmat Lord of the Rings dhe Piratet e Karaibeve, i propozoi këngëtares shkurtin e 2019-tës, por nuk ka ende një datë se kur do ta bëjnë dasmën. Katy ndërkohë nuk ka ndërmend t`i lerë koncertet, dhe jo më larg se javën tjetër do të performojë në Australi, në mbështetje të zjarrfikësve dhe komuniteteve që u përballen atje me zjarre të fuqishme pyjore.
Top Channel