Foto/ Ngjethëse! Vogëlushi puth të ëmën e cila humbi jetën në “luftën” ndaj koronavirusit

05/03/2020 19:00

Në fotot e publikuara, është kapur momenti prekës teka një djalë i vogël në Kinë puth portretin e nënës së tij, pasi kjo e fundit kishte humbur jetën në një aksident rrugës për të “luftuar” koronavirusin.

Nëna e fëmijës, një doktoreshë 26 vjeçare, ishte duke udhëtuar drejt personave të prekur nga epidemia vdekjeprurëse, në momentin që pësoi aksidentin tragjik që i mori jetën.

E ndjera la pas dy djem, një të moshës tre vjeç dhe një tjetër vetëm një vjeç. Nëna e vogëlushëve, e identifikuar si Chen Jian, punonte për një klinikë në provincën Cuntian të rajonin Yiliang. Gruaja vdiq muajin e kaluar, pasi automjeti me të cilën udhëtonte humbi kontrollin në një shteg malor të pasigurt, teksa ishte duke shkuar në drejtim të shtëpive të personave të prekur nga koronavirus i ri.

Ndonëse ka kaluar një muaj nga vdekja e doktoreshës, historia e saj u bë publike ditët e fundit nga faqja lokale online Yunnan Net. Mësohet, se zonja Chen ishte caktuar t’u vinte në ndihmë banorëve të provincës Cuntian, një provincë me rreth 12,000 mijë banorë. Dyshohej, se rreth 3.000 mijë prej tyre sapo ishin kthyer nga qytete të tjera të vendit, ku epidemia vdekjeprurëse kishte vepruar më tepër.

Bashkëshorti i zonjës Chen, Zhou Yu, u përpoq të pranonte faktin që gruaja i kishte vdekur. Sakaq, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes, Komisioni Shëndetësor i Rajonit Yiliang, shpërbleu familjen e zonjës Chen me një milionë juan (rreth 112,000 mijë euro) duke vlerësuar sakrificën e doktoreshës gjatë “luftës” kundër epidemisë, shkruajnë mediat e huaja. Kujtojmë që deri më tani të paktën 26 punëtorë mjekësorë kinezë kanë vdekur teksa ishin duke punuar për të frenuar shpërthimin e epidemisë famëkeqe.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA