Një grup fizikantësh ka thënë së fundmi se do të ndërtojnë një teletransportues të vërtetë që do të lidhë dy pika në hapësirë duke përdorur simulimin e përzierjes kuantike të dy vrimave të zeza, me anë të qarkut kuantik.

Deklarata e guximshme u bë nga studiuesit e Universitetit të Maryland, Christopher Monroe e Brian Swingle të cilët thanë në një intervistë se besojnë se mund të ndërtojnë qarkun kuantik që do të funksionojë si shkrirja e dy vrimave të zeza me njëra-tjetrën.

Studimet teorike të disa viteve më parë thonë se shkrirja mes dy vrimave të zeza realizon transmetimin e informacionit kuantik mes tyre dhe nuk e shkatërron atë. pasi kalojnë në horizontin e eventit.

Dy vrimat e zeza do të krijonin fenomenin e quajtur teletransportim kuantik, të cilin inxhinierët e kanë përdorur për ndërtimin e kompjuterëve kuantikë, të cilët mund të kalojnë informacionet e inkriptuara nga një makineri te tjetra.
Nëse projekti funksionon sipas planit fizikantët do të mund të fusin informacionin kuantik në qarkun e njërës “vrimë të zezë” e cila e proceson, përzien dhe konsumon, teksa më pas ky informacion do të dalë në qarkun kuantik të së dytës në formën fillestare të dekriptuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA