Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka goditur fort të ardhurat që mbledhin bashkitë nga taksat lokale. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Financave të adhurat e pushtetit vendor ranë me plot 55,5% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në raportin me planin e dhjetorit mos realizimi është 53,7%.

Taksa e pronës ka një mos realizim prej 64,6%, taksa e biznesit të vogël 90,8%, ndërsa taksa lokale 43,9%. Bashkitë kanë mbledhur vetëm 1,2 miliard lekë nga 2,7 miliard që është planifikimi për dhjetorin.

Kjo ka ndikuar që mos realizimi i planit vjetor të jetë 10%. Për gati dy javë në Durrës , që është dhe qarku më i prekur aktiviteti ekonomik thuajse u ndërprerë krejtësisht, po ashtu dhe Lezhë, ndërsa në Tiranë megjithëse nuk pati mbyllje masive, mos realizimi lidhet me numrin e lartë të bizneseve të përqëndruara në kryeqytet.

Për tu nënvizuar është se në të gjitha qarqet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme kontrollet tatmore janë ndërprerë dhe pagesat e taksave janë shtyrë në kohë.

Top Channel