E apasionuara pas luleve në vazo Caelie Wilkes ishte krenare për ruajtjen dhe kujdesjet e saj për vazot e luleve në shtëpi.

Por teksa vendosi t’i ndryshojë vazon kaktusit së saj të preferuar kuptoi se ishte një bimë pastike dhe fundi i saj ishte ngjitur në fund të bazës, duke e lënë të besonte se dy vitet që ishte kujdesur për të “ishin një gënjeshtër”.

Caelie me guxim e mblodhi veten dhe komentoi në Facebook: “E kam pasur këtë kaktus prej dy vjetësh tashmë. Isha shumë krenare për të, ishte e plotë, e bukur dhe një bimë e përkryer në të gjitha aspektet. Sot që vendosa t’i ndërroj vazon zbulova se ishte fallco”.

Por ajo gjeti mbështetje në rrejt teksa një prej komentuesve shkruante: “Zbulova një ditë që dhe motra ime po ujiste një bimë të tilë të rreme. Unë e kafshova me dhëmbë dhe pashë ishte prej gome. Ajo u shtang por pastaj qeshëm shumë”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA