Kërpudhat magjike do të përdoren për trajtimin e depresionit pas testimeve të suksesshme

03/03/2020 16:47

Psilocibina, ingredienti aktiv i atyre që njihen si ‘kërpudhat magjike’ është pranë njohjes si mjekim i ligjshëm për trajtimin e depresionit.

Departamenti amerikan i shëndetësisë ka listuar psilocibinës si një terapi e re dhe e suksesshme për depresionin dhe kjo ka hapur dyert për kërkime dhe krijimin të mjekimeve prej saj.

Kërpudhat magjike ishin njohur deri tani si droga tradicionale dhe ilegale nga Amerika Latine por në një prezantim të këtij muaji Kolegji amerikan i Neuro-farmacisë njoftoi rezultatet e suksesshme të testimeve me psilocibin. 89 vullnetarët që morën pjesë në studim raportuan përmirësime në gjendjen e tyre dhe asnjë efekt anësor në funksionet konjitive e emocionale.

Dr Ekaterina Malievskaia tha: “Studimi është pjesë e zhvillimeve për trajtimin e depresionit rezistues ndaj mjekimeve; Ne studiuam efektshmërinë dhe tolerancën e psilocibinës, dhe përhapjen e terapisë së saj te sa më shumë pacientë. Ne jemi mirënjohës që shumë institucione kërkimi kanë ndihmuar me punën e tyre gjatë viteve, për zbulimin e potencialit të psilocibinës në mjekësi”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel