Joseph e Summer McStay dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kishin lënë ushqimin e kokoshkat në tavolinë dhe qentë në kopësht, para se të zhdukeshin në Fallbrook në Kaliforni.

Asnjë gjurmë nuk gjendej për çiftin Joseph e Summer, dhe dy fëmijët e vegjël Gianni katër vjeç and Joseph Jr, tre.

Kjo ndodhi në shkurt 2010 teksa 40 vjeçari Joseph, 40, e 43 vjeçarja Summer, 43, ishin vendosur në shtëpinë e tyre vetëm katër muaj më parë.
Joseph kishte një biznes të suksesshëm ujëvarash dekorative me kolegun Charles ‘Chase’ Merritt, ndërsa Summer ishte agjente shiutjesh e pronave të patundshme.

Herën e fundit që ata ishn parë ishte më 4 shkurt kur Joseph ishte takuar me Merritt, por policia nuk gjente dot asnjë gjurmë të tyre si thyerje në shtëpi apo shenja përleshjeje.
Por pak më vonë makina e familjes McStays– një Isuzu Trooper i bardhë– u zbulua në një parking pranë kufirit me Meksikën por ata nuk kishin mbledhur rroba për një zhvendosje të mundshme dhe $100,000 dollarë mbeteshin të paprekur në llogarinë bankare. Hetuesit ishin të çuditur dhe çështja e tyre u prezantua dhe në programe televizive me teori të shumta.

Madje kolegu i tij Merritt nisi të shkruante një libër mbi çështjen ku thoshte se Joseph i kishte thënë në konfidencë se Summer kishte tentuar ta hlemonte. Por hetuesit nisën të dyshonin ndaj Merritt pasi në një intervistë i referohej Joseph në kohën e shkuar, duke thënë ‘ai ishte miku im më i mirë’, në një kohë kur nuk kishte ende prova se ata kishin vdekur.

Ndërsa miq të Joseph thanë se ai u kishte thënë se Merritt po bënte punë të keqe dhe kishte nisur të vidhte para prej tij.

një tjetër partner biznesi Daniel Kavanaugh tha se Joseph po mendonte të shkarkonte Merrittdhe kjo do të ishte katastrofale për të pasi kishte një zakon bixhozi dhe ishte fitur në borxhe deri në $30,000.

Më 11 nëntor 2013, një motorçiklist zbuloi mbetje njerëzore duke kaluar në shkretëtirën e San Bernardino çka e çoi policinë në dy varre të cekëta. Aty u gjet familja McStay me kafka të thyera. Hetuesit thanë se çifti Joseph e Summer ishte vrarë me cekiç dhe më pas edhe djemtë e tyre pasi do të kishin identifikuar vrasësin.

Policia riktheu vëmendjen te Charles Merritt, teksa një nga celularët e tij u zbulua se kishte qenë në vendndodhjen e varreve më 6shkurt, 2010, pak pasi familja ishte parë për herë të fundit.

Më pas ADN e tij u zbulua në makinën e McStay të zbuluar pranë kufirit meksikan, që ishte bërë të dukej si e lënë qëllimisht.

Merritt u arrestua në 2014 për vrasjen Joseph, Summer dhe dy fëmijëve. Më pas u zbulua se Merritt kishte marrë më shumë se $7,000 nga llogaria e Joseph pasi e dinte se nuk do të kthehej. Pas katër muaj gjyqi dhe tetë vjet pas vrasjes Merritt u dënua me vdekje për katër vrasjet, vendim që u ekzekutua në janar të këtij viti. Gjatë gjithë kohës ai vazhdonte të insistonte se ishte i pafajshëm dhe se autoritetet po e fusnin në kurth.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA