Qesh mirë kush qesh i fundit; 13 vjeçari që e tallnin se preferonte librat, bëhet me 170 000 ndjekës në Instagram

02/03/2020 17:01

Një 13 vjeçar që ngacmohej dhe tallej në shkollë për llogarinë e tij në Instagram ku fliste për librat e preferuar, duket se është ai që po qesh i fundit pasi ka fituar më shumë se 170,000 ndjekës.

Britaniku Callum Manning, nisi faqen e tij në Instagram të quajtur Cal’s Book Account ku rekomandonte librat e pëlqyer prej tij edhe për miq të tjerë.
Por fëmijë xhelozë të shkollës së re nisën të dërgonin mesazhe ofenduese dhe ai kishte mbetur “i shkatërruar”.

“Unë nuk qaj shpesh por kjo ishte hera e parë që e bëra”, tha ai duke iu referuar episodeve të shumta të bulizmit online për faktin se preferonte librat.
Por nëna e Callum, Ellis Landreth, shkroi për ngjarjen në Twitter.

Ajo postoi një foto të Callum dhe shkroi: “Nuk e besoj dot se sa të ligë mund të bëhen fëmijët”.

34 vjecarja Ellis tha se shpresonte që “20 apo 30 nga miqtë të pëlqenin postimin apo të thonin fjalë inkurajuese”. Por brenda disa orëve ai kishte grumbulluar mijëra ndjekës të rinj që nxitonin në mbështetje të tij.

Callum tha: “Njerëzit e panë dhe e dalluan që ishte e padrejtë. Kjo ishte shumë e bukur dhe më bëri të kuptoj se në botë ka ende njerëz të mirë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA