Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 41; 1700 janë të infektuarit e 83 të shëruarit, përfshirë 33 vetëm 24 orët e fundit.
Kryeministri Giuseppe Conte firmosi dekretin e Këshillit të Ministrave I cili parashikon pezullimin e të gjitha manifestimeve dhe eventeve sportive deri në 8 mars; po deri në këtë datë pezullohen të gjitha aktivitetet shkollore; kinematë e diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura; do të lejohen ceremonitë fetare me kushtin që njerëzit të qëndrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit; rihapen muzetë dhe do të mbeten hapur bare, restoranteve e pub-e me kushtin që klientët të shërbehen në tavolinë. Në Lombardi do të qëndrojnë të mbyllura palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore, qendrat sociale. Në disa provinca gjatë fundjavës, do të mbyllen dhe qendrat tregtare.
Në Francë ndërkohë janë konfirmuar 130 raste me koronavirus- 30 më shumë se dje- e nga sa pohojnë autoritetet, `12 persona janë shëruar, 2 janë vdekjet, 116 vetë janë shtruar në spital , 9 nga të cilët në gjendje të rëndë. Drejtori I Institutit të Lartë të Shëndetit Giovanni Rezza pohoi në një konferencë për shtyp se rastet e para të prekjes nga virusi u regjistruan nga mesi i shkurtit, por infeksioni me shumë gjasë sipas tij, ka qarkulluar që prej mesit të muajit janar. Mes personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit është edhe shkrimtari kilian Luis Sepúlveda dhe e shoqja Carmen Yanez; shenjat e para, 70 vjecari dhe bashkëshortja I shfaqën dy ditë pas kthimit nga një festival letërsie në Portugali. American Airlines ndërkohë ka pezulluar deri në 24 prill fluturimet në Milano, ndërsa Delta Airlines vendosi ta rinisë shërbimin në këtë linjë vetëm në fillim të muajit maj.
Top Channel