Të arrestuarit në aksionin “Mezhgorani” të dielën dalin para gjykatës/ Çili: Nuk kam bërë asnjë shkelje

29/02/2020 16:25

Prokuroria e Përmetit po përgatit kërkesat për masat e sigurisë për tre të arrestuarit e parë të aksionit Mezhgorani, mes të cilëve gjendet edhe gazetari dhe botuesi Henri Çili se bashku me avokatin Ilir Korbi.

Por siç bëhet me dije Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka dyshohet nga organi i akuzës që mendon se ai po ndërhynte që Gjykata e Lartë të shqyrtonte  në 50 dosjet e para edhe dosjen e të dënuarit Arbjon Aliko. Por gjatë seancave pyetësore të mbajtur nga oficerët e policisë gjyqësore, mësohet se Henri Çili ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se gjithçka është tërësisht e manipuluar. Por këto do t’i kundërshtoj në momentin e duhur ka shtuar gazetari Çili.

Por prokuroria mendon që Cili ra në përgjime kur ai komunikonte me kunatin  Gazmir Ajdini , i cili vëzhgohej pasi fliste në telefon me vëllezërit Breza. Dy vëllezërit i kishin shpëtuar  një aksioni antidrogë në datën 31 tetor ku ishte bllokuar 68 kg hashash dhe i kërkonin Ajdinit  mbështetje logjistike për të lëvizur me automjete .

Kjo ka sjellë futjen në përgjim të tij, në vazhdën e një hetimi të nisur në shtator 2019 që si fillim kishte referuar për monedhat false vetëm Aristidh Colen, Xhevahir Sejatit, Edmond Halilit dhe Elisjon Ndinës. Në një rast njëri nga të dyshuarit pretendon prokuroria ju kapën 3350 euro që dyshohej se do përdoreshin për blerje droge përkundrejt 800 euro kilogramë, por që më pas e gjitha u anulua pasi cilësia e drogës ishte e keqe. Çili sipas prokurorisë shfaqet në një episod përgjimi duke folur në telefon me Gazmir Ajdinin  dhe thotë “Ok” , pasi sipas përgjimeve dyshohet që ai i kishte kërkuar një funksionari të drejtësisë gjykimin mes 50 dosjeve të para të Arbjon Alikos.

Por se kush është funksionari nuk ka ende një reagim nga prokuroria që në dokumente citon se ka dyshime që takimi të jetë kryer në datën 14 janar 2020 në një hotel në kryeqytet. Jo zyrtarisht organi i akuzës tha se e gjitha kjo është keqkuptim, pasi nuk ka asnjë raport vëzhgimi që Çili të ketë takuar një funksionar drejtësie dhe as përgjim, por për këtë disponon vetëm një bisedë të Çilit me kunatin e tij. Sidoqoftë e gjithë kjo është ende jo zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA