Meta: Zero shqetësim për sigurinë/ Presidenti flet për tubimin e 2 marsit dhe denoncon komisionin e Ligjeve
29/02/2020 15:20
Presidenti Ilir Meta doli përsëri përpara medias, për të denoncuar atë që ai e quajti një tjetër mashtrim të shumicës qeverisëse kësaj here përmes, komisioni parlamentar të Ligjeve.
Ky komision theksoi presidenti nuk ka zhvilluar konsultime publike përpara diskutimit të ligjit për gjykatësit dhe prokurorët, ligj tashmë i votuar nga parlamenti ku parashikohet se betimi gjyqtarëve kushtetues jo detyrimisht mund të ndodhë përpara presidentit.
Dy Marsi në këndvështrimin e presidentit do të jetë një ditë triumfi mbi tiraninë dhe frikën.
Top Channel