71 vjeçari Peter Rex Dansie është burgosur kësaj jave për vrasjen “mizore” të bashkëshortes së tij me paaftësi Helen, për të krijuar një lidhje me një kineze që e kishte njohur në internet.

Australiani e kishte mbytur gruan e tij duke e shtyrë atë megjithë karrocë në një liqen teksa ishin duke shëtitur në një park publik në Adelaide.

Ai kishte pritur derisa të errësohej dhe kur shumica e njerëzve ishin larguar për ta shtyrë në ujë gruan me paaaftësi dhe më pas kishte hyrë edhe vetë duke u përpjekur të dukej sikur po tentonte ta ndihmonte.

Por mbi versionin e tij u ngritën dyshime kur u zbulua se para se të hynte në ujë kishte lënë në makinë orën e dorës dhe portofolin, për të cilat gjykatësi i çështjes David Lovell tha se tregonin “pritshmërinë tuaj se do të njomeshit atë mbrëmje”.

67 vjeçarja Helen, 67, ish-mikro-biologe lëvizte vetëm me karrocë invalidësh që kur pësoi një goditje cerebrale në vitet 1990-të.
Prokurorët thanë se Dansie nuk donte të kujdesej më për gruan e tij të sëmurë dhe bisedonte opnline me një grua në Kinë me të cilët kërkonte të kishte një lidhje.
Ai pranoi se ishte përfshirë me gruan e njohur në internet se ishte “i mërzitur”.
Dansie kishte prerë biletat e avionit dhe jë ditë para se të largohej policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti një valixhe të mbushur me kondomë, Viagra, lodra seksi dhe të brendshme grash.
“Kjo ishte një vrasje e ftohtë, e planifikuar, e një personi që duhet të mbështetej te ju”, tha gjykatësi para se ta dënonte me 25 vjet burg.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA