Një vajzë mjaft e dashur në qytetin e saj është vrarë nga treni kur tentoi t’i binte shkurt për në shtëpi duke kaluar mbi binarët e trenit.

16 vjeçarja Mary Beary është kapur në kamerat e sigurisë teksa kapërcente murin e stacionit në Broxbourne në veri të Anglisë dhe më pas kalonte binarët hekurudhorë me celularin në dorë, para se të goditej nga treni.

Hetimet zbuluan se vdiq nga plagët e shumta dhe raporti i toksikologjisë nuk zbuloi asnjë substancë.

Në seancën dëgjimore u tha se Mary kishte kaluar ditën me familjen dhe të dashurin por ishte e shqetësuar se mos vonohej për në shtëpi.

Drejtuesi i trenit tha në një deklaratë se po kalonte përmes stacionit të Broxbourne me shpejtësi rreth 30 km në orë dhe vetëm pa diçka që lëvizte “që mund të kishte qenë çdo gjë”. Mary u shpall e vdekur në vendngjarje.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA