Një ish-polic i Texas ka nisur një betejë ligjore për t’u rikthyer në vendin e punës pas shkarkimit për herë të dytë për dy ‘shaka’ banale, të cilat të dyja përfshijnë jashtëqitje.

Matthew Luckhurst ka qenë oficer patrulle me policinë e San Antonio Police dhe u shkarkua fillimisht në tetor 2016 pasi i dha një personi të pastrehë një sanduiç me jashtëqitje, por më vonë arriti të rifitonte vendin e punës me anë të avokatit.
Edhe shkarkimi i tij herën e dytë përfshinte elemente ekstreme banaliteti teksa pasi kishte kishte kryer nevojat personale në një tualet femrash në stacionin e policisë, nuk kishte shtypur butonin e ujit por me jashtëqitjen kishte bërë pis të gjithë ndenjësen.
Dy gjestet e tij ndodhën brenda një viti diferencë dhe Luckhurst pranoi përgjegjësinë duke thënë “tani që e mendoj, ishte diçka shumë e papjekur”.
Duke u pyetur nga hetuesit ai i quajti fillimisht incidentet si “shaka” dhe insistonte se një tjetër oficer që kishte bërë gjeste të ngjashme nuk ishte dënuar.
Por më herët në një dëgjesë të arbitrazhit u tha se Luckhurst ngacmonte, intimidonte dhe përulte oficeret ferma.
Gjykata e arbitrazhit do të vendosë sot nëse ai do të rikthehet në detyrë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA