Si ata që pëlqejnë qentë dhe ata që preferojnë macet, kanë të përbashkët në debatin e ndezur se të gjithë besojnë se Dui është shumë i lezetshëm.

Pamja e tij e adhurueshme ka ngazëllyer dhe ngatërruar shumë nga fansat online të cilët nuk mudn të vendosin se çfarë kafshe është.

40,000 njerëz janë ndjekës të llogarisë zyrtare të Dúi në Facebook vetëm disa ditë pas krijimit të saj, teksa spekullojnë nëse është një kryqëzim mes racës korgi dhe një qeni vietnamez të quajtur Hmong, ndërsa të tjerrë sugjerojnë se mund të jetë një korgi i kryqëzuar me një mace.

Disa të tjerë thonë se është një lloj dhelpre por asnjë nuk është i sigurtë. Më në fund pronarët e tij kanë zbuluar misterin duke konfirmuar se është një qen i përzier mes racës vendore vietnameze dhe një qeni me këmbë të shkurtra të njohru si Dongo.

Ai është me moshë 10 javësh dhe jeton me Hai Anh e Tuan në kryeqytetin vietnamez Hanoi.
Tuan thotë se qeni mund të ketë një “mutacion gjenetik” që i jep pamjen e tij të pazakontë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA