Filipinasit thjesht përkulin kokën dhe spërkaten me hi në vend që t’u vizatohet një kryq në ballë, në të mërkurën e hirit, ndërsa bastioni i katolicizmit në Azi po ruhet nga përhapja e koronavirusit.

Liderët e kishës në Filipine i kërkuan priftërinjve të ndryshonin ritin në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e përhapjes së virusit që i ka marrë jetën deri më tani më shumë se 2700 personave, kryesisht në kinë. Që nga shpërthimi, që ka rezultuar në tre raste të infeksionit dhe një viktimë në Filipine, kishat u kërkojnë po ashtu besimtarëve të mos kapen dorë më dorë gjatë meshës.

“Kjo më bën të ndjehem e sigurt”, thotë Uendi Tamidles, një studente 19-vjeçare.

Ajo është një nga mijëra njerëzit, disa me maska kirurgjikale, që ishin mbledhur në kishën Baclaran në Manila për meshën, të mërkurën. E mërkura e hirit shënon fillimin e kreshmeve të mëdha, që i paraprijnë pashkës dhe besimtarëve katolikë u vizatohet një kryq me hi në ballë.  Filipinet janë një vend katolik ku 80 për qind e banorëve thuhet se janë besimtarë.

Në degën unike të besimit atje, përfshihet edhe inskenimi i përvitshëm i kryqëzimit të Jezu Krishtit. Zyrtarët e kishës kanë rekomanduar të mos puthet apo preket kryqi, gjatë meshave të së premtes së mirë, që është në fakt një praktikë e zakonshme.

Top Channel