Erdoğan: Karabaku është një çështje që i intereson Turqisë aq sa edhe Azerbajxhanit

26/02/2020 01:35

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se çështja e Karabakut është një çështje që i intereson Turqisë aq sa edhe Azerbajxhanit. Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev.

“Karabaku është një çështje që na intereson neve aq sa edhe Azerbajxhanit. Dëshira jonë më e madhe është që, çështja e Malësisë së Karabakut të zgjidhet në bazë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit”, u shpreh ai.

Presidenti turk gjithashtu vlerësoi edhe marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. “Vëllimin tonë tregtar do ta rrisim në 15 miliardë dollarë në vitin 2023, ky është synimi ynë”, tha Erdoğan.

Erdoğan dhe Aliyev, para konferencës për media zhvilluan një takim bilateral, pas së cilës kryesuan Mbledhjen e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA