Dy doktorë janë pezulluar për heqjen e vaginës së një ‘burri’ transseksual pa dhënë miratimin e tij. Personi ishte në periudhën e ‘tranzicionit’ nga grua në burrë dhe nisi të qajë me të madhe pas operacionit pa kthim prapa, u tha në gjykatë.
Dr Marco Capece kishte ndryshuar formularin për të thënë se miratimi ishte dhënë, ndërsa Dr Giulio Garaffa, konsulent i famshëm i penisit kishte kryer gabimisht procedurën. Pacienti kishte dhënë pranimin për dy procedura të tjera por një javë pas ndërhyrjes zbuloi se nuk kishte vaginën, edhe pse insiston se kishte bërë të qartë që nuk dëshironte heqjen e organit.
Pacienti i identifikuar vetëm si Pacienti A, tha në komisionin disiplinor mjekësor britanik se ‘operacioni i padëshiruar’ kishte pasur impakt të rëndë në jetën e tij duke përfshirë dhe shëndetin mendor.
Pacienti kishte pranuar vetëm operacionet e histerektomisë dhe metoidioplastisë, që do e kishin bërë me penis, por kishte refuzuar procedurën e tretë. Dy doktorët italianë nuk kishin marrë miratimin e tij dhe vetëm pas operacioni kishin shtuar fjalën ‘vaginektomi’ për Pacientin A. Në gjykatë u tha se pacienti kishte nisur ndryshimin formal të gjinisë prej vitit 2013 dhe kishte nisur të jetonte si një burrë prej marsit 2014. Dr Garaffa është ‘konsulenti i penisit’ i njohur në Evropë për kirurgjinë e zgjerimit dhe të rindërtimit të organit.
Top Channel