Në shumë shkolla të Elbasanit nxënësit këtë të martë kanë shkuar me maska të frikësuar nga informacionet e shumta që qarkullojnë për virusin. Ndërkohë pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit nëpër kanë nisur orët sensibilizuese për higjienën personale.

Ndërkohë në farmacitë e Elbasanit nuk ka maska dhe as higjenizues për duart. Këto të fundit kanë mbaruar edhe në markete. Në rastet kur mund të gjendet çmimet e tyre janë dhjetëfishuar.

Edhe pse përdorimi i maskës nuk është i rekomandueshëm për personat e paprekur nga virusi, apo në ambiente ku nuk ka të prekur, përsëri qytetarët kanë kërkuar të marrin masa mbrojtëse për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.

Paniku nga koronavirus ka zbrazur edhe farmacitë e Korçës nga maskat të cilat rëndom gjendeshin në farmaci por qe janë shitur brenda pak orësh. maska nuk më as në depot qendrore pavarësisht se kërkesat e qytetarëve vazhdojnë.

Kryetari i urdhrit të farmacistëve në Lushnje Perin Vodo shprehet se në 30 farmacitë që ka Lushnja nuk ka më maska në shkollat e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA