Një pensionist britanik u gjet dje u mbuluar në gjak pasi raportohet se ishte përfshirë në një sherr me thika me gruan e tij nga Tailanda.
78-vjeçari ishte dëgjuar të bënte sherr me bashkëshorten e tij 67, në qytetin e tyre Pattaya, Tailandë duke bërë që fqinjët e tyre të tmerruar të thërrisnin policinë.
Kur oficerët erdhën në shpinë e tyre panë gjakun që mbulonte dyshemenë, krevatin ndërsa dy sherrxhinjtë kishin plagë të shumta por të lehta.
Britaniku kishte një të prerë në kokë por gruaja e tij i tha policisë se ai e kishte nisur sherrin.
“Ne po i bërtisnim njëri-tjetrit por ai e humbi toruan dhe u përpoq të më godiste me thikë. Unë u përpoqa të mbrohesha dhe kur m’u afrua e preva në kokë”.
Shefi i policisë Jirasak Abphaeng tha: ‘Britaniku u plagos në kokë, por dhe gruaja ishte plagosur më lehtë. Nëse ata të dy e kanë sulmuar njëri-tjetrin të dy do të akuzohen. Për momentin nuk është mirë të qëndrojnë bashkë”.
Top Channel