FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Dawn Brancheau punonte prej më shumë se 15 vitesh me gjitarët më të egër të oqeaneve, duke i mësuar ato të zbuteshin dhe për performonin për spektatorët e parkut ujor.
Ajo kishte vendosur të bëhej stërvitëse e tyre që kur i kishte parë për herë të parë kur ishte fëmijë në parkun Seaëorld në Orlando.
Disa vjet përpara vdekjes së saj ajo kishte folur për rreziqet e punës me orkat, e njohura ndryshe si ‘balenat vrasëse’. Por të gjithë në park e dinin se ajo kishte një marrdhënie të veçantë me më të madhen nga balenat-delfin Tilikum, në dukje të bazuar te dashuria dhe besimi.
“Nuk do ta kuptojmë kurrë se përse ajo vendosi ta kapte Dawn e ta mbyste në pishinë”, thotë John Hargrove, një tjetër nga stërvitësit në Seaworld në kohën e vdekjes së Dawn para një viti. “Ata kishin një marrëdhënie të tmirë. Dukej që e donin njëri-tjetrin”.
Por pas një prej shfaqjeve Tilikum kreu aktin e tij brutal sapo Dawn kishte dalë nga uji, të cilët spektatorët e panë teksa ishin duke ngrënë.
Ajo i9shte ulur me fytyrën pranë Tilikum, orka me të cilën kishte kaluar orë të tëra dhe që e trajtonte si shok.
Papritur ajo kapi Dawn nag shpatulla e futi në ujë, për të vijuar një sulm vrasës dhe shumë të dhunshëm. Balena kishte vrarë stërvitësen e saj dhe nuk e lëshonte trupin nga uji.
Top Channel