Në disa pamje të rënda nga Palestina dukeshin anëtarë të forcave ushtarake izraelite që ndalonin disa protestues të merrnin trupin e shokut të tyre të vrarë por tentojnë ta bëjnë këtë me buldozerin e ushtrisë.
Drejtuesi i buldozerit, fillimisht u përpoq të marrë trupin e dëshmorit palestinez me kovën e buldozerit, por gjatë kësaj trupi copëtohet, dhe më pas largohet nga zona duke e marrë zvarrë trupin e copëtuar.
Në pamjet në median sociale janë reflektuar momentet kur një grup palestinezësh përpiqeshin të merrnin trupin e një personi ende të paidentifikuar të cilin ushtarët izrelitë e kishin vrarë këtë mëngjes në kufirin e Gazës.
Pavarësisht kësaj, derisa palestinezët morën trupin dhe përpiqeshin të largoheshin dëgjohen të shtëna të armëve, ndërkohë që rrëzohet në tokë një palestinez i cili u qëllua në këmbë nga ushtarët izraelitë që hapën zjarr ndaj atyre që po përpiqeshin të merrnin trupin e pajetë.
Pas hapjes së zjarrit palestinezët ishin të detyruar të linin trupin e martirit.
Ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm hapën zjarr ndaj dy palestinezëve që ndodheshin në afërsi të telave kufitarë në lindje të rajonit Abasan. Si pasojë njëri nga palestinezët u martirizua dhe tjetri u plagos.
Më pas ushtarët izraelitë hapën zjarr edhe ndaj të rinjve palestinezë që tentuan të merrnin trupin e personit të martirizuar dhe personit të plagosur. Në ngjarje u plagosën edhe dy palestinezë të tjerë pasi u qëlluan në këmbë.
Top Channel