Një burrë guximtar që donte të provonte me çdo kusht se planeti i tokës është i rrafshët dhe jo në formë globi, është vrarë nga rënia e raketës që prodhoi vetë, me të cilën u ngrit nga sipërfaqja në Kaliforni.

Michael Hughes – i cili kishte dhe speudonimin “Mad Mike” (Majk i çmendur) – u lëshua me raketën e tij me avull në lartësi 1,525m në perëndim të Los Angeles por u rrëzua në një perplasje të ashpër 20 sekonda pas ngritjes.

64 vjeçari kërkonte të provonte teorinë e tij të Tokës së Rrafshët, duke bërë foto nga hapësira të harkimit të planetit ose sipas teorisë së tij të mungesës së saj.

Aventura e tij u fulmua nga stacini Science Channel në programin e titulluar me ironi “Astronautë të vetë-krijuar”.

Në program u konfirmua vdekja e tij me shënimin: “Michael ‘Mad Mike’ Hughes ka vdekur sot tragjikisht në raketën që prodhoi vetë. Ëndërra e tij ishte të dokumentonte udhëtimin në programin tonë Science Channel.”

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA