Adoleshentja pret burgim të përjetshëm për vrasjen e pedofilit që e përdhunoi dhe e trafikoi

24/02/2020 18:07

Një 19-vjeçare amerikane po pret një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm për vrasjen e burrit që e ka abuzuar seksualisht që kur ishte 16 vjeçe.

Policia thotë se adoleshentja Chrystul Kizer është mes disa dhjetra viktimave që janë abuzuar dhe filmuar nga Randy Volar pa miratimin e tyre. Faktikisht, këto video u zbuluan nga policia disa muaj para vrasjes së Volar nga viktima e tij.

Ai ishte arrestuar edhe më parë në 2018 për joshje të fëmijëve, por për arsye që ende nuk dihen u lirua pak ditë më vonë, duke u lejuar të vazhdonte abuzimet e tij.

Volar joshte viktimat e tij nën moshë në internet me të cilat niste një marrdhënie fillimisht normale që gradualisht kthehej në abuzim e dhunë. Kizer e njohu atë kur ishte 16 vjeç dhe fillimisht i jepte dhurata e të holla por shpejt u bë kontrollues dhe mori kontrollin e jetës dhe financave të saj, duke e pozicionuar veten si tutorin e saj.

Kur Kizer u përpoq të distancohej nga Volar, ai u bë agresiv.

“Nisi të më fliste dhunshëm dhe kur i thashë se nuk do t’i flisja më tha se do të më vriste”, thotë adoleshentja e cila e mbajti premtimin e saj duke e qëlluar me një pistoletë që e ksihte marrë nga një miku i saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA