Një britanike është ankuar së fundmi se në qendrën lokale të kujdesit ndaj trupit i është kërkuar të mbulohet nga gratë e tjera pasi kostumi i saj ishte “tepër seksi”.

23 vjeçarja Nicole Bernardoçhi, tha se u shokua dhe u turpërua nga situata në qendrën e saunas dhe mirëqenies Hillingdon Sports and Leisure Complex në Londër, ndërsa pranon se kishte parë që e shikonin ‘shtrembër’ gratë e tjera në konsumin e zi të banjës.

Më pas një anëtar i stafit i kishte kërkuar Nicole të dilte nga dhoma e saunës, ku po relaksohej me të fejuarin dhe kunatin. Sipas Nicole, punonjësi i tha se ‘disa nga gratë me fëmijë ishin ankuar se kostumi i banjës që mbante veshur ishte i papërshtatshëm’ dhe duhej të mbulohej me peshqir.

Nicole u ankua se këtë kostum e kishte veshur dhe më parë në këtë qendër relaksimi dhe se askush nuk do të ishte ankuar nëse ajo do të ishte mbi peshë ose e shëmtuar, prandaj sipas ishte diskriminim.
“U ndjeva shumë keq më mbrapa. vetëm sepse kam një trup seksi kjo nuk do të thotë se nuk mund të shkoj në pishinë. unë nuk po tregoja organet private dhe nga veshja ime nuk dukej asgjë”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA