VIDEO/ “A ka vdekur? Po, e pranoj e kam bërë unë. Po ju them të vërtetën”

21/02/2020 17:15

Pamjet tronditëse të kamerave të policisë kanë zbuluar momentin kur një grabitës i dehur pranoi se kishte vrarë një person.

Lee Abbott, 35 vjeç, shkoi në një lokal në në Widnes, Cheshire, i armatosur me një thikë të madhe kuzhine për të sulmuar Christian Thornton, 49 vjeç, në 11 gusht të vitit të kaluar.

Atij nuk i shërbehen në asnjë lokal në të gjithë zonën, dhe më parë kishte kërcënuar që do i digjte lokalin zotit Thornton.

Në momentin e sulmit babai i tre fëmijëve ishte duke telefonuar policinë për të raportuar rrezikun që i kanosej nga Abbott i cili e goditi 11 herë në 21 sekonda.

Video nga kamera e trupit të një prej oficerëve që e arrestuan e tregon duke thënë: ‘Unë e sulmova atë Chris, po. Është i gjithë faji im, ashtu, po. A ka vdekur ai? Unë po ju them të vërtetën, e bëra, po. ‘

Abbott pranoi vrasjen në gjykatë, por u justifikua me arsyen që ai ishte i dehur shumë dhe nuk ishte në gjendje të vepronte normalisht.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe për të paktën 28 vite nuk ka asnjë të drejtë lirimi me kusht.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA