Piramida e Gizës/ Studiuesit pretendojnë se kanë zbuluar dhomën sekrete të varrit të Nefertitit

21/02/2020 16:29

Arkeologët që po punojnë në Luginën e Mbretërve në Egjipt kanë bërë pretendimin sensacional se mund të kenë zbuluar varrin e shumëkërkuar të mbretëreshës Nefertiti – i cili besohet se ka qenë i fshehur në një hapësirë të fshehtë në tumën e Tutankhamun

Nëse rezulton e vërtetë, kjo mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të historisë së vendit.

Grupi i drejtuar nga ministri egjiptian i antikieteve Mamdouh Eldamaty përdorën radarë depërtues dhe zbuluan një koridor sekret pranë tumës së faraonit Tutankhamun, e cila është zbuluar në vitin 1922 nga arkeologu anglez Hoëard Carter.

Megjithse studime të ngjashme në 2017 nuk zbuluan gjë, Eldamaty insistoi dhe arriti të gjejë një dhomë rreth 10 metra të gjerë në një zgavrë guri aty pranë, në të njëjtën thellësi me tumën e Tutankhamun.

Të tjera gërrmime do të kryhen për të konfirmuar zbulimin. jeta e mbretëreshës Nefertiti është e veshur me mister teksa faraonia grua, njerka e mbretit Tutkamun ka sunduar Egjiptin gjatë periudhës së lavdishme të dinastisë së 18 rreth 3,300 vjet më parë, nga 1353 deri në 1336 p.e.s. por varri i saj nuk është gjetur kurrë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA