Disa pamje të vrazhda nga rezervatet natyrore të Zimbabves tregonin sesi një tufë hijenash përfituan nga bllokimi i një elefanti nënë në baltë për t’i gllabëruar të voglin e saj.

Hienat shqyen këmbën e elefantit teksa e sulmuan atë gjatë natës ndërsa nëna hidhte baltë në përpjekje të dëshpëruar për të trembur grabitqarët.

Nëna e tij u përpoq ta shpëtonte por ngeci në gropat e baltës në fushat e Zimbave dhe ishte e pafuqishme për të ndalur hienat teksa gllabëronin foshnjen e saj.

Ajo më pas vdiq ngadalë gjatë një përpjekje shpëtimi ndërsa u bllokua në baltën pranë kufomës së foshnjës së saj në Parkun Kombëtar Mana Pools.
Skena e frikshme u kap nga fotografi Jens Cullman, nga Gjermania.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel