Goli i tij shënoi kthesën në duelin mes Kukësit dhe Tiranës në “Air Albania”, megjithatë Idriz Batha ruan modesinë dhe e shmang euforinë e tepërt.
“Nuk mendoj se ishim nervozë gjatë gjithë ndeshjes. Kishim më shumë karikim seç duhet. Kukësi ka vlerat e veta dhe na e bëri ndeshjen më të vështirë. Nuk e vumë në diskutim që ishim dominues. E merituam këtë fitoren.”
Golat në “Air Albania”: Është bukur të shënosh në çdo stadium. Ishte bukur se fituam ndaj një prej rivalëve tanë kryesorë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin.
Tirana me këmbë në tokë: Nuk jam dakord që është e tjetër planeti. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi bërë asnjë gjë. Ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen. Ekipet e tjera karikohen më shumë. Ka ndryshuar harmonia brenda ekipit. Ka të bëjë shumë pjesa si menaxhon grupin e lojtarëve dhe si shkojnë lojtarët me njëri-tjetrin.
Goditjet e dënimit: Është e vërtetë që ushtrohem. Kur ushtrohesh të ndihmon për t’u perfeksionuar. Të jem realist kur pësuam golin më erdhi shumë keq, gjatë gjithë kohës thosha me vete nuk meritojmë të humbim. Nuk u dorëzuam. E them me bindje plotë që nuk e meritonim ta humbim. Ndoshta nuk e meritonim ta fitonim, por fati ishte në krahun tonë.
Raporti me Xhikën: Dua ta falënderoj Xhikën për gjestin e sjellshëm kur u dëmtova. E falenderoj dhe e përshëndes. Është miku im. E kam pasur shumë vjet te skuadra e Partizanit. Edhe Alban Hoxha është miku im. T’i lemë falënderimet pas ndeshjes.
Top Channel