24/05 15:52
Pezullimi që mori nga FIFA për mospjesëmarrjen në Champions League për dy sezonet e ardhshme, nuk ka demoralizuar aspak Manchester City-n që u rikthye te fitorja në Premier League pasi mposhti në sfidën e fundit të javës së 26-të West Ham me rezultatin 2-0.
Bëhej fjalë për një sfidë të prapambetur pasi ishte shtyrë fillimisht për shkak të motit të keq që solli në gjithë Europën cikloni “Chiara” pak ditë më parë.
Skuadra e Pep Guardiolës shënoi nga një gol në çdo pjesë për të marrë tre pikë me shumë vlera që e ndihmojnë të ruajë vendin e dytë. Golat për City-n mbajnë firmat e dy mesfushorëve pasi në pjesën e parë realizoi Rodri ndërsa në të dytën Kevin De Bruyne.
Top Channel