Një britanike nënë e tre fëmijëve ka nisur një sipërmarrje të re biznesi pasi la punën e saj si pastruese hoteli.

Duke e quajtur biznesin e saj të ri ‘Fantasy Clean’ ajo thotë se kërkon të punësojë dhe femra të tjera për të kryer pastrimin të zhveshura, dhe më saktë 100 paundë për pastrim tërësisht të zhveshur, £85 për pastrim ‘topless’ dhe £75 në të brendshme ose kostume seksi.

klientët gjithashtu do të mund të vëzhgojnë Claire gjatë punës së saj pa rroba, megjithse ajo pretendon se do të ketë politikë rigoroze “kundër prekjes”.
Ajo insiston se nuk do të ketë “shërbime ekstra” dhe as foto.

“Është ende në fazat e para të planifikimit, por unë mendova për diçka ndryshe dhe njerëzit mudn ta shijojnë. mund të jetë e sikletshme në fillim por sa më shumë ta njohësh klientin aq më e thjeshtë bëhet”, thotë ajo.

Ajo shton se për idenë ka dhe mbështetjen e burrit të saj. “Ai është dakord me këtë, e di se çfarë personi jam. Është pak ide e çmendur pro ai e di që nuk do të ketë tradhti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA