Dy sulme me armë në Gjermani, 9 persona humbin jetën

20/02/2020 09:06

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë.

Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Autori i krimit raportohet se shtiu me armë në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt, ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona. Sipas mediave lokale, mes viktimave ka edhe persona kurdë.

BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër. Autoritetet gjermane thonë se autori ka vepruar i vetëm, megjithatë hetimet vazhdojnë. Ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman, i cili kishte leje për të mbajtur armë zjarri. Kryetari i komunës Hanau, Socialdemokrati Claus Kaminsky tha se ishte kjo ishte një natë e tmerrshme.

“Kjo ishte një mbrëmje e tmerrshme me të cilën jam i sigurt se do të merremi me dhe kujtojmë me trishtim për një kohë të gjatë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA