20 vite pas ardhjes së tij në pushtet, Vladimir Putin vazhdon të jetë i kudondodhur, jo vetëm në Kremlin dhe kanalet televizive ruse, por edhe në magnetë, tasa dhe kukullat Matrioshka që i shiten vizitorëve në qytetin e tij të lindjes në Shën Pjetërburg. Dhe sipas shitësve por edhe prodhuesve, imazhi i tij vazhdon të shesë shumë…
“Vladimir Putin është bërë një figurë e ngjashme me Che Gurvarën dhe Mahatma Gandhin, apo diçka e ndërmjetme mes atyre të dyve. Është një lider ikonik”.
Për shumëkënd, ai është padyshim simbol i pushtetit, simbol i mbrojtjes së vlerave tradicionale. Për të tjerë, është ndërkohë, një lider autoritar, që tenton të kontrollojë gjithçka. Por për sa kohë që gjithçka mban fytyrën e tij përmbi, të paktën shitësit, janë të kënaqur.
“Kishte një rritje të konsiderueshme interesi për suveniret me imazhin e Putinit pas zgjedhjeve të fundit. Ishte si një valë e madhe. Më pas u zbut disi, por ai vazhdon të mbetet popullor dhe ne shesim shumë prej tij”.
Presidenti rus, dihet se pëlqen ta ushqejë jo pak kultin e adhurimit ndaj tij. Ai nuk humbet rastin për tu shfaqur si një kalërues i mirë, si një gjahtar, si një peshkatar, xhudist, hokejist, pilot, shofer etj…
Top Channel