“Nuk më intereson nëse Rama doli më i fortë nga kjo konferencë. Më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. A ia njoh ndonjë rol të mirë kryeministrit për këtë konferencë? Patjetër, unë jam gati që të duartrokas për kryeministrin, për qeverinë, për çdo punë të mirë që kanë bërë. Kemi bashkëpunuar me qeverinë për këtë konference. Duhet transparencë për përdorimin e donacioneve.
Me këtë koment për konferencën e donatoreve Presidenti Meta nisi intervistën e tij në Open, ndërsa vijoi denoncimin për maxhorancën për atë që ai e cilëson grushtin e shteti me emerinin e anëtarëve të kushtetueses.
Presidenti ishte me tone të ashpra madje bëri edhe një paralajmërim për maxhorancën:
“Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata. Unë do të mbroj Kushtetutën e Shqipërisë deri në fund me bindjet e qarta që kam”- tha Meta.
Po thoni se do të shkarkohet parlamenti? Cili është risku më i madh?- e pyeti Eni Vasili.
“Ata të shkarkuar janë. Kanë frikë nga zgjedhjet. Bëjnë ligje mbi ligje se kanë frikë. Ata kanë frikë popullin dhe median. Bënë ligje për t’ju hequr fjalën ju”- tha Meta.
Top Channel