“Selia e PD është kthyer magazinë molotovi”/ Debate në Komision, Tabaku lë sallën: Nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë. Bido: Kuvendin e përdorni si zyrë shtypi 04/11 10:45
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum të shkrepur në Bruksel ku shihet së bashku me krerët e BE si dhe liderë të tjerë të vendeve të ndryshme në botë, të cilët morën pjesë në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës” shkruan kryeministri Rama.
Ditën e djeshme Shqipëria mblodhi nga Konferenca e Donatorëve që ishte organizuar për ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, 1.15 miliardë euro që do të vijnë në formën e granteve, huave, e fondeve për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
Top Channel