Aksidenti tragjik në Durrës, Ulsi Manja: Kërkojmë ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor. Deputeti i PD-së: I kemi ligjet, por nuk i zbatojmë 05/05 10:49
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum të shkrepur në Bruksel ku shihet së bashku me krerët e BE si dhe liderë të tjerë të vendeve të ndryshme në botë, të cilët morën pjesë në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës” shkruan kryeministri Rama.
Ditën e djeshme Shqipëria mblodhi nga Konferenca e Donatorëve që ishte organizuar për ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, 1.15 miliardë euro që do të vijnë në formën e granteve, huave, e fondeve për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
Top Channel