Legjenda britanike e muzikës Elton John u detyrua të largohet nga skena në lot pasi ishte i paaftë të këndonte prej sëmundjes.

72 vjeçari ishte duke performuar në Auckland, të Zelandës së Re si pjesë e turneut të tij të lamtumirës kur me sa duket e la zëri i prej një pneumonie që ka kaluar së fundmi.

Pasi vazhdoi të këndonte aq sa mundi, muzikanti dukshëm i tronditur nuk i mbeti zgjedhje tjetër veçse të ndalonte.

Sipas raportimee të fansave, Elton raportohet se tha: “Më iku zëri fare, më vjen shumë keq”.

Më vonë duke shkruar në Tëitter, Elton shpjegonte: “Dua të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë. Isha diagnostikuar më herët me pneumoni por isha i vendosur të jepja shfaqjen më të mirë që mundja”.

Sipas planit të turneut të tij ai do të luajë dhe dy koncerte në Zelandën e re dhe një total prej 270 evente në dy vjet, të cilat do të kulminonin në Britani në nëntor 2020.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel