Blogerja e famshme e rrjetit nga Singapori, Xiaxue, ka nisur një luftë të ashpër ‘online’ me modelet e përmasave të mëdha, duke deklaruar publikisht se “njerëzit obesë janë të shpifur, të papërgjegjshëm” dhe se “nuk jetojnë pas moshës 40 vjeç”.

Xiaxue, emri i vërtetë i të cilës është Wendy Cheng, tha se modelja amerikane 23 vjeçare La’Shaunae Steward masa e të cilës është 24, nuk duhet të konsiderohet si ‘tërheqëse’.

Kinezja 35-vjecare me mijëra ndjekës në YouTube tha më tej: “Njerëzit obesë nuk duhet të konsiderohen tërheqës sepse sëmundja e vdekje nuk janë fare tërheqëse, pikë. Është diçka tjetër të jesh e mbushur por kjo është tej masës”.

Në opsionin e saj “story’ në Instagram, Xiaxue shton: “Ato nuk dinë ta përmbajnë veten duke ngrënë nga 30 hamburger në ditë dhe më pas u bllokohen arteriet ose i zë diabeti, dhe taksapaguesit duhet të paguajnë faturat e tyre mjekësore, për një gjendje që shkaktohet vetmë nga sjellja e tyre e papërgjegjshm”.

Retorika e sja e ashpër erdhi pas një fotoje të La’Shaunae me të cilën pretendonte se po promovonte “poztivitetin trupot”.

‘F***ing stop glorifying this s*** @Instagram. Shame on you,’ shkruante Xiaxue, por komentet ofenduese te saj u hoqën nga mbikqyrja në Instagram pas raportimeve nga përdoruesit.
La’Shaunae reagoi ndaj Xiaxue, duke thënë: “Pse njerëzit e dobët janë të fiksuar duke më thënë se e shëmtuar jam. Nuk i detyrohem shpjegime askujt”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA