Atmosferë festive ka mbretëruar në kryeqytet për shënimin e 12 vjetorit të datëlindjes së Pavarësisë.

Fëmijët si gjithnjë janë ata që mbushin me gëzim çdo festë. Derisa muzika popullore ka kumbuar gjithandej. Në këto vjet qytetarët thonë se vendi ka shënuar përparim, megjithëkëtë ende ka punë për t’u bërë për zhvillim dhe prosperitet.

Personazhe të fushave të ndryshme kanë uruar Kosovën, por pasi Rita e uroi Kosovën shqip me një video të xhiruar atje 8 vite më parë, radha ishte e Dua Lipës.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shqiponjës dykrenare me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në sfondin e saj.

Në një tjetër foto, Dua ka publikuar shqiponjën dykrenare në ngjyrë të verdhë, mbi një sfond ngjyrë blu, krahas së cilës shkruhet:

“Është vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca. Kosovë, gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë! Nji komb, nji flamur”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA