Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Një adoleshent pranoi në gjyq vrasjen makabre të një mësueseje të re futbolli të cilën e kishte goditur tetë herë me thikë në kurriz.
Joseph Trevor, 19 vjeç, u deklarua fajtor për vrasjen e shoqes së shkollës Megan Newton, 18 vjeçe, vitin e kaluar në Stoke të Britanisë. Megan ishte sulmuar pasi kishte ftuar Trevor në shtëpinë e saj, pasi ai ishte tepër i dehur për të shkuar në shtëpi.
Prokurori Adrian Keeling tha në gjykatën e Stafford: “Ai e përdhunoi dhe e vrau atë natën e 20 prillit, në shtëpinë e saj.
Trevor ishte parë më vonë duke ecur në një urë pasi kishte marrë “një përzierje drogash dhe pijesh”.
Trupi i Megan u gjet nga stafi i kompleksit të apartamenteve të bamirësisë Arch që sensibilizon për kauza si abuzimi shtëpiak dhe të qenit të pastrehë.
Top Channel