Një transgjinor dhe gruaja e tij pritën së fundmi djalin e tyre të parë pasi ish-i dashuri i tyre i përbashkët u bë donator sperme për beben.

Jayden Chapman, nga Iowa në SHBA, jetonte ende si grua kur njohu atë që është tani gruaja e tij Keeley, 28, me anë të mikut Jeremiah Vieth, me të cilin ata të dy kishin dalë më parë.

Jayden thotë se e dinte se jetonte në trupin e gabuar prej moshe të vogël dhe qëndroi si shok me Keeley për më shumë se katër vjet derisa gjeti kurajën të fliste hapur. më pas ata u bënë një çift.

Me mbështetjen e saj ai nisi trajtimin me hormone për t’u kthyer nga femër në mashkull.

Miku i tyre i përbashkët Jeremiah, i cili kishte qenë në martesën e tyre në 2018 ishte një zgjedhje natyrale për t’u bërë donator i spermës dhe pranoi me kënaqësi.

Jayden thotë: ‘Unë e dija që e doja Keeley por ishte një ëndërr që dhe ajo më donte. prej nisjes së marrëdhënies sonë dëshironim një familje dhe fëmijë.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel