Një helikopter ushtarak sirian është rrëzuar në veri-perëndim të vendit, ku operacioni qeveritar për të sulmuar zonat që mendohet se janë zonat e rebelëve ka sjellë shpërngulje masive të mijëra civilëve.

Mediat siriane bëjnë me dije se avioni u godit nga një raketë rreth orës 1:40 të orës lokale ditën e premte (datë:14.02.2020) shumë pranë qytetit Urum al-Kudra jo shumë larg Alepo-s.

“Ky helikopter u rrëzua, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit”, tha agjencia e lajmeve SANA, pa dhënë asnjë informacion se kush e kishte kryer këtë sulm.

Megjithatë grupi rebel i Frontit Nacional çlirimtar mori përsipër sulmin ndaj helikopterit në një deklaratë të postuar në aplikacionin “Telegram”, shkruan Al Jazeera..

Po ashtu, agjencia turke e lajmeve “Anadolu” rikonfirmoi se rebelet pranuan sulmin ndaj helikopterit. Sipas agjencisë helikopteri ishte ngritur në afërsi të qendrës së Alepo-s në mes të “përplasjeve midis opozitës dhe forcave aktuale qeverisëse”.

Sulmi ndaj helikopterit erdhi disa ditë pasi rebelët ishin shprehur se kishin rrëzuar një helikopter qeveritar të martën pranë qytetit Nairab. Kujtojmë që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, qeveria e Sirisë e mbështetur nga forcat ruse kanë sulmuar një zonë të rebelëve në veriperëndim të vendit.

Si pasojë e luftës nëntë vjeçare mes tyre, pra rebelëve dhe qeverisë, më shumë se 800,000 njerëz janë larguar nga Siria drejt vendeve të tjera, kryesisht në Turqi, e cila tashmë strehon rreth 3.6 milionë refugjatë dhe është shprehur se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të pritur të tjerë emigrantë nga shteti islamik.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA