“Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne, vendosën t’i japin fund jetës në të njëjtën ditë

15/02/2020 16:03

“Romeo dhe Zhulieta” e ditëve moderne, kështu janë cilësuar një çift të moshuarish që kishte rëndë dakord që të vetëvriteshin në të njëjtën ditë.

Geoffrey 89 vjeç dhe Ida Platt, 90 vjeç, morën një overdozë pilulash për t’i dhënë në këtë mënyrë fund jetës së tyre, por mrekullisht ata mundën që të shpëtonin nga ky akt tragjik.

Çifti u gjet nga një fqinj, i cili kishte parë derën e shtëpisë së tyre të hapur. Menjëherë pas kësaj të moshuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal Royal Salford të Manchester.

Pas ndërhyrjes së mjekëve Geoffrey, arriti që të mbijetonte, madje edhe gruaja e tij Ida mundi që të shërohej, megjithëse vdiq disa ditë më pas si pasojë e një sulmi në zemër.

Geoffrey nuk e duroi dot faktin se pa të vdekur gruan që kishte kaluar më shumë se 50 vite të jetës. Duke parë gjendjen e tij të rënduar psikologjike, mjekët lajmëruan që ai kurrsesi nuk duhet të qëndronte vetëm. Në një moment kur punonjësi i stafit mjekësor dhe një kujdestar që kujdesej për të u larguan, 81 vjeçari i dha fund jetës së tij duke u vetëvrarë në dhomën e tij të gjumit, vetëm 3 muaj pasi gruaja e tij e dashur Ida, i dha fund jetës.

Top Channel