Në moshën 82 vjeçare, Jane Fonda vendos t`i thotë “lamtumirë” operacioneve plastike.

“M`u bënë si drogë, por nuk shkoj më në thikë”, ka deklaruar aktorja e famshme. Jane rrëfeu për “Elle Canada” se ka vuajtur prej vitesh nga mania për bisturinë. “ Nuk mund të pretendoj se nuk jam vanitoze. Duhet të punoj çdo ditë me veten që të pranoj atë që jam; është një luftë e vazhdueshme, sepse unë jam rritur në një kohë kur kishte një garë të fortë mes femrash.

Gjërat sot kanë ndryshuar, dhe nuk ka më kufi të asaj të femrat mund të realizojnë nëse bashkëpunojnë me njëra tjetrën”, është shprehur ajo. Vajza e aktorit legjendar, Henry Fonda, e nisi karrierën e saj si modele në 1959-tën, kur u shfaq në kopertinën e Vogue me një foto të realizuar nga Irving Penn. Pasi punoi ca kohë në prapaskenë në New Jork, debutin si aktore e bëri në kinemanë franceze në vitet 60, dhe shpejt, kapi majat me filmin e famshëm Barbarella. Fonda është admiruar gjithmonë jo vetëm për aftësitë e jashtëzakonshme si aktore, por edhe për pamjen e saj dhe formën e mrekullueshme fizike.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA