Studiuesit amerikanë paralajmërojnë se robotët e seksit, të pajisur me inteligjencë artificiale, përbëjnë një kërcënim psikologjik dhe moral në rritje për individët dhe shoqërinë.
Ata argumentojnë se teknologjia po i shpëton mbikëqyrjes sepse agjensive u vjen turp që ta hetojnë. Shkencëtarët kërkojnë të kalohet në veprim për të parandaluar përdorimin e robotëve të tillë pa mbikëqyrje.
Dr Christine Hendren nga Universiteti Duke i tha BBC News se “në këtë mes, ka shumë gjëra në lojë”.”Disa robotë janë programuar për të protestuar, për të krijuar një skenar përdhunimi,” u shpreh ajo.”Disa janë krijuar për tu dukur si fëmijë. Një krijues i tyre në Japoni është pedofil, dhe këtë e ka pranuar vetë”, shtoi mjekja.
Një sërë robotësh të seksit reklamohen në internet. Një firmë me qendër në SHBA, Realrobitix, ka postuar një video reklame të robotit të saj Harmony që shitet për 8,000 deri në 10,000 dollarë. Është një kukull me përmasat e njeriut, e cila mund të pulisë sytë e të lëvizë qafën dhe kur flet, lëviz buzët. Duke folur me një theks skocez, manekini thotë: “nëse bëni atë që duhet, do të merrni kënaqësi dhe argëtim”. Themeluesi dhe CEO i firmës, Matt McMullen shpjegon se Harmony ka inteligjencë artificiale që i mundëson “asaj” të zhvillojë një marrëdhënie me pronarin.
Kathleen Richardson, profesoreshë e Etikës në Universitetin e Leicester, sheh dhe një tjetër problem në këtë mes. “ këto kompani thonë- nuk ke të dashur? Mos u bëj merak, të krijojmë ne një robot. Por një marrëdhënie bazohet në intimitet, afërsi, reciprocitet, e këto janë gjëra që një makineri nuk t`i jep dot, shprehet ajo, duke shtuar se në vetvete kjo ide është e rrezikshme edhe për faktin se e bën të duket normale idenë që gratë të shihen si objekte seksi.
Top Channel